Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Poum

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Poum Empty
MesazhTitulli: Poum   Poum Icon_minitimeSun Feb 08, 2009 2:05 am

Poumi gjendet nė pjesėn lindore tė fushės sė Strugės dhe ėshtė 14 kilometra larg nga qendra urbane . Shtrihet nė pjesėn malore nė jug tė malir Karaorman . Deri nė vitin 2004 gravitonte nė Komunėn e Dollogozhdės , dhe pas ndarjes sė re territoriale me skrirjen e Komunės sė Dollogozhdės edhe ky vendbanim iu bashkangjit Komunės sė Strugės . Fshati ėshtė malorė ndėrsa banorėt e kėtij vendbanimi janė shqiptarė . Territori ėshtė malorė dhe pyjorė por ka edhe kullosa . Lartėsia mbidetare e fshatit Poum ėshtė 940 metra.

Fshati Poum ka rreth 30 shtėpi ku banojnė afėr 100 banorė . Popullsia merret mė sė shumti me blegtori ndėrsa njė numėr i madh i banorėve kanė migruar jasht vendit pėr punė dhe banim tė pėrkoshėm . Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira pėr jetes si lartėsia e fshatit si dhe mungesa e ujsjellėsit ka detyruar njė pjes tė madhe tė banorėve qė tė largohen nga ky lokalitet duke u vendosur nėpėr fshatrat tjera , nė qytetitn e Strugės si dhe njė pjes edhe nė qytetin e Ohrit . Fshati ka shkollė filore deri nė klasėn e katėrt , ndėrsa prej klasės sė pestė deri nė klasėn e tetė fėmijė e kėtij fshati ndjekin mėsimin nė fshatin Dollogozhdė .

Emri i kėtij fshati malor mendohet se lidhet me emrin personal POHUM , PAUM . Nė kėtė fshat dikur kishte njė shitore qė nė ditėt e sotme nuk punon , gjitashtu ka edhe njė xhami . Pohumi ėshtė njė ndėr fshatrat mė tė vjetėr tė kėtij rajoni ndėrsa gjurmėt e lashtėsis sė tij maten me kishėn mesjetare qė ndodhet 1 kilometėr nė lindje tė fshatit nė anėn e djathtė tė rrugės Poum – Dollogozhdė .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
 
Poum
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Struga dhe rrethina-
Kėrce tek: